Shtëpia / Politika / Vazhdon “tradhtia” te PD e LSI, 4 kandidatë të tjerë kërkojnë mandatin e deputetit (Emrat)

Vazhdon “tradhtia” te PD e LSI, 4 kandidatë të tjerë kërkojnë mandatin e deputetit (Emrat)

Katër kandidatë të tjerë kanë dorëzuar formularin e dekriminalizimit në KQZ, pasi kërkojnë të marrin mandatin e deputetit.

Mësohet se sot kanë dorëzuar formularin Elda Hoti kandidate në Lezhë dhe Ediola Pashaj në Gjirokastër, të dy nga radhët e LSI.

Gjithashtu kanë dorëzuar formularin e dekriminalizimit edhe dy kandidatë nga PD, konkretisht Majlinda Halilaj në listën e Tiranës dhe Ligoraq Karamelo, në listën e PD në Korçë.

Pritet mbledhja e Komisioni Qendror të Zgjedhjeve për t’i dhënë mandatin e deputetit 4 kandidatëve pas vakancave të krijuara nga djegia e mandatit nga deputetët e opozitës.

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …