Shtëpia / Rajoni / Vuçiç: Nuk mund ta njohim Kosovën pa fituar asgjë

Vuçiç: Nuk mund ta njohim Kosovën pa fituar asgjë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, la të kuptohet se Beogradi mund ta njohë Kosovën si shtet sovran, por tha se një gjë e tillë do të kërkonte diçka në këmbim. Vuçiç i bëri komentet në një intervistë për agjencinë italiane të lajmeve ANSA.

“Së pari duhet të gjejmë kompromisin. Nuk mund ta njohim Kosovën pa fituar asgjë”, tha Vuçiq.

“Jam i sigurt se me ndihmën e miqve evropianë dhe me mbështetjen e Rusisë, Amerikës, Kinës dhe vendeve të tjera, mund të arrijmë një zgjidhje”, shtoi ai.

Beogradi dhe Prishtina janë nën presion ndërkombëtar për të arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, si kusht për të përparuar në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian.

Në muajt e fundit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe homologu i tij serb, Vuçiç, kanë folur disa herë për idenë e ndryshimit të kufijve, si mundësi për marrëveshje. Kjo ide ka hasur në reagime për dhe kundër.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

E ardhmja e Kombit/ Rudina Hajdari: Pas numërimit, thashë stop! Më flihej gjumë

Deputetja Rudina Hajdari ka folur për zgjedhjet e 25 prillit duke zbuluar veprimin e parë …