Shtëpia / Politika / Ylli Shehu i përgjigjet Kryemadhit: Le të më përjashtojë, nuk i tradhtoj votuesit e mi

Ylli Shehu i përgjigjet Kryemadhit: Le të më përjashtojë, nuk i tradhtoj votuesit e mi

I pari që ka mbërritur në Kuvend është deputeti i LSI-së, Ylli Shehu, i cili një ditë më parë mori mandatin e deputetit nga KQZ-ja dhe sot pritet të bëjë betimin.

Teksa ka hyrë në Parlament, ka dhënë edhe një prononcim për mediat, ku ka thënë se nuk do të tradhtojë votuesit e tij.

“Nëse më përjashtojnë është e drejta e tyre, mandati është i imi. Nuk mund të tradhtoj votuesit e mi. Do jem në opozitë me qeverinë. Nuk mund të quhem tradhtar, sepse nuk i tradhtoj votuesit e mi që më zgjodhën në 2013 dhe 2017”, tha Shehu.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …