Shtëpia / Aktualitet / “Babalja”, Ervin Salianji merret i pandehur nga Prokuroria

“Babalja”, Ervin Salianji merret i pandehur nga Prokuroria

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është marrë si i pandehur nga Prokuroria e Tiranës. Salianji është thirrur nga organi i akuzës për t’u njohur me akuzat e çështjes “Xhafaj-Babale”, ku akuzohet për kallëzim të rremë.

Mësohet se dosja e ish-deputetit është dërguar në gjykatë.  Salianji u mor i pandehur lidhur me përgjimin e njohur si të Babales. Ai duhet të paraqitet ditën e premte në orën 09:00 në Prokurorinë e Tiranës.

Veç deputetit të dorëhequr në hetim janë dhe Albert Veliu dhe i afërmi i tij që imitoi zërin e Agron Xhafës, Fredi Alizoti dhe gazetari Jetmir Olldashi.

Përmes një audio-përgjimi të publikuar në një media online në Shqipëri, dhe që më tej u kthye edhe në akuzën e opozitës ndaj qeverisë, u pretendua se Agron Xhafaj, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, fliste me Albert Veliun, njohur si “Babale” për pazare droge. Por zëri i audios rezultoi të mos ishte i Agron Xhafës.

Më herët deputeti ka sqaruar në prokurori se, për audio-përgjimin “Babale-Xhafaj”, nuk ishte ai ndërmjetësi i takimit Olldashi-Albert Veliu. Ndërsa për videon e dytë me aktorin e këtij përgjimi, Fredi Alizotin, deputeti shpjegoi se ia kishte dhënë shtetasi Florenc Hoxha.

Sakaq avokati i Ervin Salianjit tha se: “Pretendimet tona kanë të bëjnë me ankimimin tonë për mos zgjatjen e hetimeve. Kërkojnë të zvarrisin procesin duke pyetur të njëjtin person siç është Fredi Alizoti. Gjykata do shprehet të hënën për ankimin. Dosja është transferuar nga njëra gjykatë tek tjetra”.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …