Shtëpia / Aktualitet / Banda e hajdutëve, kush janë 6 shqiptarët e arrestuar në Itali

Banda e hajdutëve, kush janë 6 shqiptarët e arrestuar në Itali

Shkatërrohet një grup kriminal i specializuar në fushën e vjedhjeve dhe i dyshuar për së paku 20 raste në tre muaj.

Shqiptarët u zbuluan dhe arrestuan teksa policia italiane po mbante nën vëzhgim një dyqan floriri që blinte produkte të vjedhura.

Bëhet fjalë për vjedhje, grabitje me dhunë dhe në një rast edhe me një të plagosur.

Operacioni u zhvillua në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte nga policia e Bolonjas, ku u arrestuan gjashtë shqiptarë.

Të arrestuarit janë Ridvan Kerci 31 vjeç, Elton Mehilli 26 vjeç, Daniel Lleshaj 22 vjeç, Mark Përgjeci 26 vjeç, Rodolf Pilshta 30 vjeç dhe Erjon Trashaj 25 vjeç.

Shqiptarët akuzohen se nga gushti në tetor, kanë kryer vjedhje në vlerë mbi 250 mijë euro. Veprimtaria e tyre ishte e shtrirë në zonat e Casalecchios, Castenasos dhe Granarolos, të Bolonja.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …