Shtëpia / Sport / Besiktas e lejon, Gunes do jetë në stol ndaj Shqipërisë!

Besiktas e lejon, Gunes do jetë në stol ndaj Shqipërisë!

Senol Gunes trajneri i ri i Turqisë do të jetë në stol në ndeshjen e 22 marsit ndaj Shqipërisë.

Edhe pse do të marrë drejtimin e kombëtares me kohë të plotë duke filluar prej datës 1 qershor, trajneri aktual i Besiktasit ka marrë nga drejtuesit e klubit nga Stambolli, dritën jeshile për të qenë në stolin e Turqisë edhe në dy sfidat e para të kualifikueseve të kampionatit europian të vitit 2020 që do të zhvillohen në mars.

Kështu Gunes i cili rikthehet te Turqia pas 15 vitesh do të jetë i pranishëm në ndeshjen ndaj kuqezinjëve në Shkodër por do ta drejtojë Turqinë edhe 3 ditë më pas në sfidën ndaj Moldavisë. Lajmi është zyrtarizuar nga Federata Turke e Futbollit dhe klubi i Besiktas.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

Interi bën goditjen e parë në merkato, trajneri Conte duket i kënaqur

Ashraf Hakimi është lojtari më i ri i Interit. Marokeni sot zbriti në Milano për …