Shtëpia / Politika / “Ç’na bëre, kthehu ose…”, Maliqi: Ja mesazhet që merrte Berisha për Bashën

“Ç’na bëre, kthehu ose…”, Maliqi: Ja mesazhet që merrte Berisha për Bashën

Deputeti më i ri i PD-së, Lefter Maliqi i cili ka pranuar mandatin si zëvendësues në qarkun e Beratit, pas vendimit ekstrem të opozitë, ka zbuluar edhe mesazhet që demokratët i dërgonin Sali Berishës pasi Basha mori drejtimin e PD.

Ai pranoi se kauza e opozitës për blerje votash qëndron, por vota janë vjedhur edhe nga PD e LSI.

Me tone të ashpra, Maliqi theksoi se Lulzim Basha do pushtet në tavolinë pasi vetë është i paaftë të fitojë zgjedhje, madje nuk bind as vetë demokratët.

“Për vjedhje votash, qëndron si nuk qëndron. Ka vjedhur edhe PD edhe LSI, kush më shumë e kush më pak. E di pse kërkojnë largimin e kryeministrit këta? Këta kërkojnë largimin e kryeministrit sepse e shikon Luli që nuk fiton dot. PD fiton po të ndryshojë lidershpin. Nuk ngjall shpresë, nuk frymëzon, nuk mban fjalë, nuk sjell optimizëm. Flet fjalë të bukura 7 x 6, 49 , këndon tik-take, po nuk është kjo. Nuk është lider, madje i çonin mesazhe Berishës “çfarë na bëre”, demokratë që ishin aty, i çonin mesazh “kthehu ose të gjendet një tjetër”, domethënë nuk ngjit.  Unë them e mori doktori për dore e bëri miliarder. Gjynah për demokratët, i la në atë rrugë dhe po i përdor. PD do të fitojë pasi të ikë Luli. Nuk është i aftë Luli”, tha ai.

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …