Shtëpia / Aktualitet / “Dora e hekurt” e Ballukut prek edhe Albpetrol, shkarkohet drejtori (EMRI)

“Dora e hekurt” e Ballukut prek edhe Albpetrol, shkarkohet drejtori (EMRI)

Kastriot Bejtaj

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku e nisi me “dorë të hekurt” detyrën e re që i besoi kryeministri Edi Rama duke çmontuar në vetëm pak kohë “klanin” Gjiknuri në institucionin që drejton.

Ajo shkarkoi disa drejtorë të rëndësishëm, ku i pari në listë ishte kreu i ARRSH-së, Afrim Qendro, i prekur nga skandali i “Unazës së Madhe” të Tiranës.

Por, Balluku nuk është ndalur tek lëvizjet e fillimit, pasi po vijon me operacionin e saj “fshesa”.

Sot ministrja ka shkarkuar nga detyra drejtorin e kompanisë Albpetrol, Kastriot Bejtaj.  Ai është gjeofizikant i njohur, ish-drejtues i SHELL dhe Petromanas.

Dyshohet se shkak i ndryshimit të drejtorit është tenderi me vlerë 2.5 miliardë lekë të rinj për 75 mijë ton naftë bruto.

Dritan SpahiuNë vend të tij është emëruar Dritan Spahiu, i cili ka mbajtur më herën postin e drejtorit të Marrëveshjeve për Hidrokarburet në Ministrinë e Infrastrukturës.

Bejtaj u emërua në krye të “Albpetrol” në janar të 2018, pas largimit të drejtorit të mëparshëm Endri Puka.

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …