Shtëpia / Aktualitet / Gazetarja jep alarmin: “Dreqtësia” po liron vrasësit e rrezikshëm

Gazetarja jep alarmin: “Dreqtësia” po liron vrasësit e rrezikshëm

Gazetarja e kronikës në Top Channel, nëpërmjet një postimi në Facebook ka ngritur shqetësimin se një person i dënuar me burgim të përjetshëm do të lihet i lirë.

Hoxha shkruan se me shumë mundësi ky vendim do shpallet nga një gjykatë rrethi.

Postimi i plotë:

Vini re …! !!

A po bëhet gati “dreqtësia” të nxjerre në liri një tjetër të dënuar të përjetshëm???!

Në pritje të rezultateve të vettingut kur të gjithë po numerojmë kokat e prera të gjyqësorit dhe prokurorisë, të tjerët po shijojnë rrëmujen

Në kushtet kur gjyqësori është në kolaps, ky i dënuari i perjetshëm mund të dalë javët në vazhdim. Dhe me shumë mundësi ky vendim do shpallet nga një gjykatë rrethi.

Kaq.

Do doja që kjo qe sapo shkruajta të ishte një status fake news.

Por nëse do jetë kështu, mundesitë përse ai do lirohet janë:

  1. Lekët…..!!
  2. Askush nuk ka kush e kontrollon gjykatën sepse Inspektoriati i Larte i Drejtësisë nuk ekziston
  3. Prokuroria e Përgjithshme po fle gjumë. Prokurorët e thjeshtë janë të pataksur sepse kanë dy llogari të hapura nga njëra anë kriminelët dhe nga ana tjetër presioni i vettingut.  Disave prej tyre madje kanë filluar tu dërgohen mesazhe dhe të kërcënohen nga vettingu edhe nga njerëz që i kanë hetuar

D.Këshilli i Lartë  Gjyqesor është në autobuz dhe mban ende të arkivuara 180 ankesa të qytetarëve që pas ngritjes se Klgj ankohen se gjyqtarë të caktuar kanë shkelur ligjin dhe paanësinë e pushtetit të tretë. Por këto ankesa jane arkivuar në listë pritje derisa të ngrihet Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë , që do duhet të kryente hetimin për këto ankesa.

E gjitha kjo i shkon për shtat asaj barsaletës me kafshë pylli. Gomarin po e kafshonte ujku dhe ai i shkreti mbylli sytë fort dhe u lut :

” Bëje Zot ëndërr ..!”

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …