Shtëpia / Rajoni / Historike, Haradinaj fton kryeministren serbe në Kosovë

Historike, Haradinaj fton kryeministren serbe në Kosovë

Kryeministri Ramush Haradinaj bëri me dije se homologia e tij serbe, Ana Bërnabiç do të jetë e ftuar për të qenë në Prishtinë në fillim të prillit, bashkë me krerët e qeverive të shteteve të rajonit. Ai synon të organizojë në Kosovë një takim të kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në të cilin do të diskutohej procesi eurointegrues.

Midis mysafirëve synon ta ketë edhe komisarin e Bashkimit Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, shkruan sot “Koha Ditore”.

“E kisha kërkuar dakordimin tuaj që në fillim të prillit t’i ftoj kryeministrin e Shqipërisë, të Maqedonisë, të Malit të Zi, pastaj shpresoj të Kroacisë e të Bosnjës, e nëse vjen edhe e Serbisë, por besoj kjo pak e vështirë”, ka thënë kryeministri Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë.

“Pra, t’i kemi këtu dhe të diskutojmë edhe për ato tema që janë me rëndësi për zbatimin e MSA-së (Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit v.j.) nga ana jonë, por edhe për perspektivën e mëtejme integruese të Kosovës në kuadër të WB6 (Western Balkans Six v.j.)”.

Ka gati dy dekada prej kur është çliruar Kosova dhe deri tani asnjë kryeministër serb nuk ka qenë në Kosovë me ftesë të autoriteteve të larta shtetërore.

Koha Ditore

Shiko dhe këto

E ardhmja e Kombit/ Rudina Hajdari: Pas numërimit, thashë stop! Më flihej gjumë

Deputetja Rudina Hajdari ka folur për zgjedhjet e 25 prillit duke zbuluar veprimin e parë …