Shtëpia / Aktualitet / Kamioni me 2.5 tonë drogë drejt Italisë, dënohen 3 doganierët

Kamioni me 2.5 tonë drogë drejt Italisë, dënohen 3 doganierët

Gjykata për Krime të Rënda dha vendimin përfundimtar për grupin që trafikoi drejt Italisë 2.5 tonë drogë në vitin 2017.

Në vendimin e sotëm, gjykata dënoi me 15 vite burg Euron Hotin, 13 vite Malton Lleshin dhe 16 vite Aurel Lazen, por për shkak të bashkëpunimit u dënua me 2 vite.

Ndërkohë, gjykata dënoi edhe 3 punonjës të doganës me 2 vite burg, konkretisht Gëzim Dervishin, Agron Kapllanin dhe Mikahil Hilën.

I pafajshëm, është shpallur Altin Katundi. Grupi u hetua dhe gjykua për trafikimin e lëndës narkotike, e cila kaloi me portin e Durrësit, por u sekuestrua në Ankona të Italisë.

Në lidhje me të njëjtin rast trafiku, është duke u gjykuar edhe një grup tjetër, ku si i pandehur është marrë edhe nënkomisari i Fierit, Festim Lelaj.

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …