Shtëpia / Aktualitet / Kush është vrasësi me pagesë i arrestuar dje në Kakavijë?

Kush është vrasësi me pagesë i arrestuar dje në Kakavijë?

Foto ilustruese

Fillimisht u raportua se ishte shtetas polak, por vrasësi me pagesë i arrestuar dje në Kakavijë, rezulton të jetë nga Ukraina.

Emri i tij është Maryan Yatsula dhe është 28 vjeç. Mëngjesin e datës 3 mars ai u paraqit me dokumente udhëtimi dhe pasaportë greke me emrin Dimitrios Kantzelis në Kakavijë.

Gjatë verifikimit në Interpol kjo pasaportë rezultoi e vjedhur dhe i përket një shtetasi tjetër grek.

Pas verifikimeve të pasaportës 28-vjeçari  ka kundërshtuar  punonjësit e policisë kufitare në vijën e dytë, duke tentuar të largohet por është arrestuar prej tyre në flagrancë. Pas futjes se shenjave të gishtave në sistem u zbulua dhe identiteti i vërtetë i tij.

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …