Shtëpia / Sport / Mourinho ironizon në distancë me Pogba!

Mourinho ironizon në distancë me Pogba!

Deri më sot, Jose Mourinho nuk ka dashur ti shtojë akoma edhe më shumë polemikat që ka patur me Pol Pogba, polemika që sollën dhe një krisje në radhët e Manchester United gjatë kohës kur portugezi drejtonte “Djajtë e Kuq”.

Por, mesa duket Mourinho i ka dhënë fund heshtjes duke dhënë versionin e tij, në mënyrë jo të drejtëpërdrejtë dhe disi me doza ironie. Në një intervistë portugezi ka deklaruar se gjithmonë njërëzit mundohen t’i japin një zgjidhje problemeve, teksa ka shtuar se ka momente kur lojtari i pëlqen trajnerit kur luan dhe ka momente kur mendon të kundërtën.

Ndër të tjera Mourinho ka shtuar se kjo është një çështje personaliteti, mënyre të mednuari e vepruari, me njerëz më të cilët nuk ke më kimi, ndaj sipas trajnerit këtu nuk ka asgjë për t’u habitur pasi për këto arsye që ai citon futbolllistë të ndryshën janë të shkëlqyer me disa trajnerë dhe të tjerë nuk janë.

Ndërkohë portugezi nënvizon në intervistë faktin se lojtarët që nuk e pëlqejnë trajnerin, u duhet dhënë më shumë vëmëndje, pasi nuk kemi se përse të shqetësohemi për ata që na pëlqejnë. Sipas Mourinhos e tillë është natyra njerëzore.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

Interi bën goditjen e parë në merkato, trajneri Conte duket i kënaqur

Ashraf Hakimi është lojtari më i ri i Interit. Marokeni sot zbriti në Milano për …