Shtëpia / Ndryshe / Kuriozitete / Nëna nxjerr në “shitje” dy vajzat adoleshente, arsyeja befasuese (Video)

Nëna nxjerr në “shitje” dy vajzat adoleshente, arsyeja befasuese (Video)

Një nënë beqare ka kërkuar që vajzat e saj të mbyllen në një mjedis tjetër, sepse nuk i do më ato. Tammy ka thënë se ajo po kalon një situatë stresuese si në ferr dhe po jeton në frikë nga vajzat e saj të “këqija”.

Në një përpjekje për të nxjerrë në pah gjendjen e saj, nëna regjistroi sjelljen e vajzave në një video, të cilën ajo ia dorëzoi programit televiziv australian “A Current Affair”.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=Zw0gYiAN4TQ?feature=oembed&w=640&h=360]

Ajo tha për televizionin: “Mbyllini ato, mbyllini ato. Unë kam arritur në fund të jetës time. Nuk ka dashuri, nuk i dua ato. Ato janë të këqija dhe nuk i dua njerëzit e tillë”.

Në filmime të kaluara, Tammy, e cila jeton në Uellsin e Ri Jugor, përpiqet t’i çojë nga shtrati vajzat Hillary 14 dhe Sophie 16 vjeçare, pasi ato po përpiqeshin të shmangin shkollën.

Në një video tjetër, ajo përpiqet të ndalojë vajzat e saj të konsumojnë kanabis, por adoleshentet e kanë mohuar pirjen e drogës dhe Sophie thotë se nuk e trajtojnë nënën e tyre ‘si mbeturinë’.

“Ju nuk e shihni se si na trajton ajo”, tha Sophie.

Shiko dhe këto

“Isha punëtori i saj”, modeli shqiptar tregon si u dashurua me miliarderen kineze (FOTOT)

Rolando Lekaj është modeli shqiptar që jeton prej 8 vitesh në Kinë. Ai është i martuar me …