Shtëpia / Politika / Një takim me Ramën? Basha i prerë: Të dëgjojë zërin e popullit!

Një takim me Ramën? Basha i prerë: Të dëgjojë zërin e popullit!

Kryetari i Partisë Demokratike nuk ka dashur të komentojë bisedën që ka zhvilluar më herët ditën e sotme me zv.ambasadoren e SHBA-së në Tiranë për krizën politike në vend.

Kreu i PD-së është shprehur i palëkundur nga qëndrimi i tij dhe i opozitës se nuk do të ketë hapa pas sa i takon rrëzimit të shembjes së sistemit grabitqar dhe kriminal sipas tij që ka ngritur kryeministri Rama.

“Nuk bëj komente mbi deklaratat e partnerëve. Qëllimi nuk është thjesht dhe vetëm largimi i Ramës, por shembja e sistemit që ka ngritur ai, një sistem që e ka larguar partinë nga qytetarët e thjeshtë dhe e ka shndërruar qeverinë në një grup oligarkësh grabitqarë, – u shpreh Basha në një dalje për mediat. – Ky është modeli që ne ofrojmë dhe me ndihmën e partnerëve tanë, të bëjmë zgjedhjet paraprake brenda PD, me qëllim evidentimin e burrave e grave për të ardhmen”.

Basha shtoi se nuk mund të ketë dialog me kryeministrit, duke e cilësuar këtë të fundit një njeri që keqpërdori dialogun pas marrëveshjes së vitit 2017.

“As komentet e njeriut shkaktar të kësaj krize nuk kam ndër mend t’i bëj, – vijoi Basha, – sepse populli ka folur, do flasë në çdo protestë, si në 16 mars. Rama bën mirë ta dëgjojë zërin e popullit, t’i hapë rrugë zgjedhjeve të lira, t’i zgjidhë duart drejtësisë nga dosjet kriminale “339” e “184”. Prandaj kur të gjitha pushtet janë të kapura, është lënë në dorë të popullit, deri sa të çlirohet Shqipëria nga krimi. Dialogu mes meje dhe tij, provoi se ishte i dëmshëm për Shqipërinë, sepse u keqpërdor dhe dëmtoi interesat e shqiptarëve. Qëndrimi i PD është që nuk ka asnjë hap pas, ka vetëm hapa para në luftën kundër krimit të organizuar. Parlament e qeveri në lidhje me krimin nuk ka dhe nuk do të ketë”.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …