Shtëpia / Politika / “Paralizohet” shteti, edhe kryebashkiakët drejt djegies së mandateve

“Paralizohet” shteti, edhe kryebashkiakët drejt djegies së mandateve

Djegia e mandateve të deputetëve, duket se ishte vetëm hapi i parë ekstrem i opozitës shqiptare, pasi gjasat janë që edhe kryebashkiakët e djathtë të “braktisin” misionin duke djegur mandatin.

Diçka të tillë e ka pohuar kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi për “Ora News”. Ajo ka thënë se po diskutohet mundësia e djegies së mandateve edhe nga kryebashkiakët e opozitës dhe se është e gatshme të mbështesë çdo vendim të PD-së.

“Është një proces në diskutim por si anëtare e PD do mbështes çdo vendim. Opozita mori vendimin ekstrem të djegies së mandateve pasi nuk kishte zgjidhje tjetër. Vendimi u mor në një situatë të rëndë ekonomike dhe politike, ndaj njerëzit kanë dalë në shesh. Kryeministri e njeh Shkodrën mirë ndaj edhe i trembet. Shkodranët janë njerëz  të lirë, nuk marrin urdhra nga ne”, ka thënë Ademi.

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …