Shtëpia / Politika / Rama e quajti “miku im”, përgjigjet Basha: Hapi “Dosjet 339, 184”!

Rama e quajti “miku im”, përgjigjet Basha: Hapi “Dosjet 339, 184”!

Kreu demokrat Lulzim Basha deklaroi sot se nuk do të ketë një dialog të dytë me Edi Ramën. Duke ju përgjigjur pyetjes së gazetarëve, lidhur me deklaratën e kryeministrit Rama mbrëmë në emisionin “Porta a Porta” me gazetarin Bruno Vespa, ku e quajti liderin opozitar “miku im”, Basha tha:

“Dialogu mes meje dhe Ramës provoi të ishte i dëmshëm për interesat e vendit, u keqpërdor nga Rama, tashmë është bashkëpunëtor i krimit të organizuar. As komentet e njeriut shkaktarit të krizës, nuk kam ndërmend t’i bëj pjesë të këtij komunikimi sot, populli ka folur, ka folur dhe dje, do flasë në çdo protestë.

Më 16 mars Edi Rama bën mirë ta dëgjojë zërin e popullit dhe t’i hapë rrugës zgjidhjes politike, t’i hapë rrugën drejtësisë, për dosjet 339, 184. Kur pushtetet janë të kapura zgjidhja mbetet në dorë të popullit. Nuk ka asnjë hap pas. Lufta kundër krimit të organizuar nuk ka asnjë hap pas. I kemi borxh Shqipërisë ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”.

Këto deklarata, Basha i bëri pas një takimi që pati me zëvendës ambasadoren amerikane në Tiranë, e cila mbërriti në zyrën e kryedemokratit një ditë pas protestës së opozitës tek Parlamenti.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …