Shtëpia / Politika / Rama flet për “Shqipërinë e Madhe” në Itali

Rama flet për “Shqipërinë e Madhe” në Itali

Në intervistën e dhënë për prestigjiozen “La Repubblica”, kryeministri Edi Rama është pyetur edhe në lidhje me çështjen e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe për “Shqipërinë e Madhe”.

Rama theksoi se mes Serbisë dhe Kosovës nuk bëhet fjalë për shkëmbin territoresh dhe për fat të mirë mes këtyre dy shteteve ka dialog.

Për sa i përket “Shqipërisë së Madhe”, kreu i qeverisë shqiptare tha se për këtë flitet vetëm për të përcjellë imazhe kërcënuese.

Presidenti kosovar Hashim Thaçi dëshiron të rivendosë kufirin me Serbinë dhe kjo është konsideruar si përkrahëse e projektit. A nuk keni frikë se një rilindje nacionaliste mund të destabilizojë një zonë të vështirë siç është Ballkani?

Për momentin, mes Serbisë dhe Kosovës ekziston dialogu, nuk bëhet fjalë për shkëmbimin e territoreve apo kufijve etnikë. Por është një gjë pozitive që ka diskutim mes tyre .

Ekziston ndonjë dëshirë për një Shqipëri të Madhe?

Lidhur me një Shqipëri të Madhe flitet vetëm për të përcjellë imazhe kërcënuese. Por nevojitet hapësirë për të diskutuar gjithçka pa paragjykime. Si është sot marrëdhënia me Italinë?

Ajo ka qenë gjithmonë pozitive, nuk ka qene kurrë e kushtëzuar nga ngjyrat e qeverive. Italia ka qenë gjithmonë pranë për të na mbështetur sa here kemi pasur nevojë. Por thuhet se angazhimi i Italisë nuk është i mjaftueshëm në vend, që nënkupton se nuk ka lindur asnjëherë një marrëdhënie pozitive biznesi. Çfarë mendoni ju?

“Italianët janë të parët që investojnë në vendin tonë. Por e dini se çfarë thonë ata në Tiranë? Që në Shqipëri nuk ka asnjëherë një Itali të mjaftueshme “.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …