Shtëpia / Aktualitet / Top Story/ Përleshje me armë në Burrel, për një vend varri

Top Story/ Përleshje me armë në Burrel, për një vend varri

“Faktikisht i kemi pasur varrezat në një kodër tjetër, por ka që nga viti ’90 nuk na le njeri me varros atje, se i kanë dal pronarët”, thonë banorët e Zall – Shoshaj.

Personi që e zaptoi këtë tokë dhe që e shpalli veten pronar, ka arritur në reagime ekstreme kundër bashkëfshatarëve të tij. Disa herë duke përdor edhe armët.

“Kur ndërroi jetë vjehrri im, e çuam për ta varrosur, por pronari i tokës filloi të gjuante me automatik. Njerëzit ranë në gropën e varrit për ti shpëtuar plumbave”, tha Shpresa Murra, banore Zall – Shoshaj.

Më e hidhur akoma ka qenë historia e një vajze të re, e cila ndërroi jetë dhe qëndroi për 3 ditë e pavarrosur.

“Biles fshati jonë bllokoj rrugën, vdiq një gocë e re dhe ne bllokuam rrugën për këtë problem sepse nuk na lejonte i zoti i varreve të varrosnim gocën”, thotë një tjetër banorë.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=5A8KYqzy3kQ?feature=oembed&w=640&h=360]

Askush nuk e shpjegon dot arsyen se përse ky njeri e ka zaptuar këtë copë toke që ka qenë varreza. Siç e shikoni ajo nuk shërben as për tu mbjellë dhe as për të ndërtuar. Është thjeshtë një breg i vogël me shkurrë buzë një përroi të thellë.

Të zënë ngushtë, banorët kanë gjetur një zgjidhje tjetër. Ata i kryejnë varrimet në qytetin e Burrelit, afro 3 kilometra larg. Atje janë të detyruar të paguajnë shumë më tepër lekë si për shërbimet, ashtu edhe për varrin.

“Si të vdesin njerëzit, i varrosim në Burrel tek varrezat e përgjithshme”, “Për të varrosur në Burrel, duhet një shumë e konsiderueshme parash që ne nuk e përballojmë dot”, thonë banorët.

Kyetari i bashkisë së Burrelit thotë për Top Story se për momentin banorët e këtij fshati janë të lirë të varrosin të afërmit e tyre në qytet. Por kjo nuk është zgjidhje përfundimtare.

“Subjekti konkret është dhe shërbim funerali, pjesa e tokës është falas nga ana e Bashkisë. Subjekti do paguaje shërbimet funerale si stolat, nevojat që mund të kenë, hapja e varrit etj”, tha Nazir Rizvani, Kryetar Bashkie, Burrel.

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …