Shtëpia / Aktualitet / U rrëmbye dhe u përdhunua në ’97, rrëfimi tronditës i vajzës: Abuzuesi person me pushtet (Historia)

U rrëmbye dhe u përdhunua në ’97, rrëfimi tronditës i vajzës: Abuzuesi person me pushtet (Historia)

Rrëfimi ekskluziv i një vajze, si u rrëmbye në vitin 1997 bashkë me fëmijë të tjerë. Ngjarja horror, si u mbajtën në një bodrum dhe më pas në pyll. E abuzuar seksualisht nga një person i njohur për të, të cilin e ka denoncuar në polici pasi arriti t’i shpëtonte grupit që do i çonin nga mali në Greqi, për trafik organesh. Policia e gjeti pranë Kakavijës pas tre ditëve në mes të malit, pasi i shpëtoi trafikantëve që po çonin edhe fëmijë të tjerë në Janinë. “Ana”, sot nënë me fëmijë, thotë se u detyrua të largohet nga Shqipëria pasi policia i tha se abuzuesi i saj është person me influencë, dhe vajza nuk kishte tjetër shpëtim veçse të largohej pa asnjë gjurmë nga Shqipëria.

Tashmë është e martuar, dhe gëzon lumturinë e fëmijëve të saj. Por jeta e saj ka qenë një tmerr i vërtetë. Në vitet e vështira për shqiptarët, ’97, një vogëlushe shqiptare, vetëm 8 -vjeçare, u rrëmbye teksa dilte nga shkolla, më tej u abuzua seksualisht dhe fare mrekullisht, arriti të shpëtonte nga duart e një personi, që tentoi ta trafikonte për shitje të organeve në Greqi.

Historia u rrëfye nga vetë vajza, të cilës për t’i ruajtur anonimitetin, në kushtet kur jeta e saj rrezikohet ende, nuk ju prezantua emri dhe as vendndodhja e saj. Këtë mbrëmje në emisionin “Pa Gjurmë”, Ana (një emër i sajuar), tregoi se si një person, rreth 38-vjeç në atë kohë, e rrëmbeu me makinë në muajin tetor ose nëntor të vitit 1997, ku edhe u abuzua seksualisht.

“Më futi brenda në makinë, kam qenë shumë e vogël. Më futi në bagazh të makinës, ka abuzuar me mua. Më çoi në një bodrum, nuk e di çfarë qyteti ishte, pashë që kishte edhe fëmijë të tjerë të moshave më të mëdha se unë, 15-17 vjeç”, rrëfen Ana.

Prindërit e saj ishin në Tiranë pasi babai ju nënshtrua një operacioni të vështirë, dhe nëna kujdesej për të. Personi në fjalë, të cilin Ana thotë se e njeh, pasi është nga vendi i saj i lindjes, ka ndjekur të gjitha lëvizjet e saj derisa e rrëmbeu.

Por historia nuk mbyllet vetëm me abuzimin seksual. Edhe pse e vogël, Ana thotë se arriti të kuptonte gjithçka, duke dëgjuar bisedat e personave që e kishin rrëmbyer, atë dhe fëmijët e tjerë.

Pas historisë së rrëmbimit do të fshihej trafiku i organeve.

“Kam qëndruar një ditë dhe një natë në bodrum, të nesërmen na ndanë nëpër grupe. Ne kemi qenë tek një grup që na shoqëronin 4 persona dhe na hipën nëpër male, në Kakavijë, që të na kalonin nga dogana shqiptare për të na çuar diku në Janinë për marrje organesh. Bisedat bëheshin në telefon, dhe tani që unë e di dhe gjuhën që përdorej kuptoj më mirë se çfarë organesh kërkonin, do na çonin për analiza. Pritëm të binte nata të iknim nga mali në Greqi. Unë fatmirësisht rrëshqita dhe munda të shpëtoj. Unë kam ndenjur për tre ditë dhe tre netë në pyll e vetme”, rrëfen ajo.

Ka mundur të shpëtojë dhe të gjendet nga forcat e policisë pranë pikës kufitare. Por pikërisht këtu do të niste edhe drama e jetës së saj. Tashmë jeton e fshehur dhe pa mbrojtjen e askujt. Kjo, vetëm për arsyen, se abuzuesi i saj ishte një person me pushtet!

“Kur më ka gjetur policia shqiptare që kam dalë në rrugë, afër doganës….isha shumë keq. Personi që mua më rrëmbeu u identifikua direkt. Ai është i lirë dhe me shumë potencial, kurse unë rri fshihem si mi. Policia më çoi në vendlindje, dhe kur policia mua më merrte në pyetje pa psikolog, pa askënd tjetër…Polici sapo mësoi emrin e personit, se u identifikua direkt pasi ishte nga i njëjti qytet, dhe kishte shumë denoncime të tjera për të njëjtën çështje, polici në syrin e babait tim që sapo erdhi nga operacioni me barkun e hapur, i grisi fletët dhe tha: Largojeni vajzën nga Shqipëria, se ne nuk mund ta ndihmojmë”, tregon Ana.

Ndodhet jashtë Shqipërie dhe nuk mundet as të marrë azil pasi asgjë që ajo ka kaluar nuk është e faktuar në asnjë dokument. Polici i vetëm që u gjend pranë saj për ta marrë në pyetje, i tregoi drejtimin: Ik nga Shqipëria

Dhe Ana ashtu bëri. U largua ku krijoi edhe jetën e saj. U martua dhe tashmë ka edhe fëmijë. Por jeton nën frikë. Thotë se abuzuesi i saj i di ende lëvizjet e saj.

“Ai e mori para 5 vjetësh që unë jetoj. Unë erdha në Shqipëri se më duheshin disa dokumente, dhe ai direkt e mësoi, dhe filloi kërcënimet. Edhe vajzën ma kanë terrorizuar në shkollë. Kam kërkuar azil në Gjermani, nuk kisha një dokument të vërtetoja historinë time. Unë rri me fëmijët e mi strukur”, përfundon rrëfimin e saj të vështirë Ana, histori që e dëshmoi në një lidhje telefonike në transmetim Live në emisionin “Pa Gjurmë” në Report Tv.

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …