Shtëpia / Aktualitet / E infektuara me COVID tenton të futet në Shqipëri/ Arrestohet nga policia në kufi

E infektuara me COVID tenton të futet në Shqipëri/ Arrestohet nga policia në kufi

Një shtetase kosovare e infektuar me COVID-19 është arrestuar nga policia pasi ka thyer karantinimin dhe ka tentuar të futet në territorin e Shqipërisë.

Ngjarja ka ndodhur në pikën kufitare të Vermicës. Falë ndërhyrjes së policisë e infektuara është ndalur për t’u futur në Shqipëri.

PKK. Vermicë, 20.11.2020-17:00. Është raportuar se ndaj të dyshuarës femër kosovare është hapur rast pasi që e njëjta derisa ka qenë me Covid 19, duke mos u përmbajtur rekomandimeve ka dalë nga vetë izolimi”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kjo nuk është hera e parë që persona të infektuar thyejnë masën e izolimit, por pasi janë kapur janë përballur me gjoba të majme, madje edhe me burg.

g.kosovari

Burimi : / JavaNews.al

Shiko dhe këto

Rudina Xhunga: Shqipëria po shkon drejt skenarit më të keq, hapja e Covid 4 nuk është lajm i mirë

Gazetarja Rudina Xhunga analizoi situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit në vend, ku tha …