Shtëpia / Aktualitet / E kishin kthyer lokalin në bazë shpërndarje dhe përdorim droge/ Arrestohen pronari dhe kamarieri

E kishin kthyer lokalin në bazë shpërndarje dhe përdorim droge/ Arrestohen pronari dhe kamarieri

Pronari dhe kamarieri i një lokali në Tiranë janë arrestuar nga Policia pasi kishin kthyer bar-in në ambient për shpërndarje dhe përdorim droge. Në pranga ka përfunduar I.D., 49 vjeç, pronar i lokalit, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikëve” dhe O.N., 25 vjeç, punonjës i lokalit.

Ndërkaq, janë proceduar penalisht edhe 4 shtetas të tjerë, klientë të lokalit, të kapur në flagrancë duke konsumuar lëndë narkotike.

Njoftimi i plotë

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë operacioni policor i koduar “Komuna”. Përshtatën lokalin për shpërndarje dhe përdorim droge vihet në pranga pronari i lokalit dhe kamarieri i lokalit, njëri prej tyre me precedent të mëparshëm në fushën e narkotikëve.

Procedohen penalisht edhe 4 shtetas të tjerë, klientë të lokalit, të kapur në flagrancë duke konsumuar lëndë narkotike. Sekuestrohet rreth 388 gramë lëndë narkotike kanabis, mbetje pluhur me lëndë narkotike kokainë, një shumë parash, dhe 4 aparat celular.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, se në një lokal në rrugën “Haxhi Kika” shpërndahej lëndë narkotike, u organizua dhe finalizua operacioni i koduar “Komuna”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasve :

I.D., 49 vjeç, (pronar i lokalit) i dënuar më parë për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikëve” dhe O.N., 25 vjeç (punonjës i lokalit).

Mbi bazën e këtyre informacioneve u organizua puna dhe u bë ndërhyrja nga sherbimet e policisë në lokalin në pronësi të shtetasit I.D., dhe punonjës O.N., ku u gjetën dhe u sekuestruan rreth 388 gramë lëndë narkotike kanabis, mbetje pluhur me lëndë narkotike kokainë, një shumë parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, dhe 4 aparat celular.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

Burimi : / JavaNews.al

Shiko dhe këto

Vrau dhe dogji kufomën e pronarit, zbardhet dëshmia e shqiptarit: Nuk më jepte paratë që me kishte borxh

Indrit Lleshi, është 20 vjeçari shqiptar i arrestuar ditën e sotme nga policia greke,  pasi …