Shtëpia / Aktualitet / “Tërbohet gruaja”, dhunon burrin me kabull dhe e bën për spital

“Tërbohet gruaja”, dhunon burrin me kabull dhe e bën për spital

Një rast i dhunës në familje është raportuar dje në Policinë e Kosovës. Në policinë e Kosovës një person ka lajmëruar se pas mosmarrëveshjes me bashkëshorten e tij, ajo e ka sulmuar atë duke e goditur me një kabllo.

Pas rastit, viktima ka pranuar tratim mjekësor në spital. Rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë dhe sipas policisë rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Fushë Kosovë 30.11.2020 – 09:10. Ankuesi mashkull kosovar raporton se pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij, të dyshuarën femër kosovare, e njëjta e kishte sulmuar fizikisht viktimën duke e goditur me një kabllo. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./a.p

Burimi : / JavaNews.al

Shiko dhe këto

Belsh/ Bie nga lartësia teksa ishte duke luajtur me shokët, 9-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital

Një fëmijë 9 vjeç ka rënë aksidentalisht nga lartësia në fshatin Hardhi e Butë në …