Shtëpia / Aktualitet / Vrau dhe dogji kufomën e pronarit, zbardhet dëshmia e shqiptarit: Nuk më jepte paratë që me kishte borxh

Vrau dhe dogji kufomën e pronarit, zbardhet dëshmia e shqiptarit: Nuk më jepte paratë që me kishte borxh

Indrit Lleshi, është 20 vjeçari shqiptar i arrestuar ditën e sotme nga policia greke,  pasi akuzohet se ka vrarë dhe djegur kufomën e ish-punëdhënësit të tij në ishullin Santorini në Greqi.

Sipas policisë greke, Lleshi akuzohet se ka ekzekutuar 62-vjeçarin për shkak të  një  borxhi prej 200 eurosh. Mediat greke bëjnë me dije se pas 10 orësh marrje në pyetje, Lleshi ka pranuar se është autori i ngjarjes.

20 vjeçari ka thënë para agjentëve se kishte kërkuar prej pronarit grek të hotelit në të cilin punonte, shumën që ai i kishte borxh, pasi donte t’ia dërgonte të ëmës dhe tre motrave të tij në Shqipëri, por viktima e ka ofenduar dhe në vazhdim e ka kërcënuar me një shishe.

“Unë punoj në Greqi për të jetuar. Kam ardhur dy herë të punoj dhe t’i dërgoj para nënës dhe tre motrave. Hotelieri më kishte borxh 200 euro.

Shkova të enjten në mëngjes për t’i kërkuar paratë. Por ai nuk më dha ato të miat. Ai mori një shishe uiski dhe më sulmoi për të më goditur. I kapa dorën dhe e shtyva dhe pastaj ai ra poshtë. Në këtë moment kuptova se ai ishte i vdekur”, i tha ai policisë.

Më pas shqiptari ka treguar se e ka tërhequr 69-vjeçarin brenda dhe në gjendje shoku e goditi me grushte.

Më pas autori i krimit gjen disa lecka dhe përpiqet t’i pastrojë njollat e gjakut që kishin rënë në dysheme.

Pastaj ai tërheq përsëri 69-vjeçarin, në një hapësirë ​​të ngushtë ngjitur me sallën e pritjes, vendos kufomën, e lyen atë me vodka, vendos letra për të ndezur zjarrin dhe më pas largohet nga vendi i ngjarjes./a.p

 

Burimi : / JavaNews.al

Shiko dhe këto

Belsh/ Bie nga lartësia teksa ishte duke luajtur me shokët, 9-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital

Një fëmijë 9 vjeç ka rënë aksidentalisht nga lartësia në fshatin Hardhi e Butë në …