Shtëpia / Aktualitet / I riu i vë zjarrin shtëpisë, përfshihet nga flakët edhe banesa e fqinjit. Disa persona të asfiksuar në Elbasan

I riu i vë zjarrin shtëpisë, përfshihet nga flakët edhe banesa e fqinjit. Disa persona të asfiksuar në Elbasan

Një sherr në familje për pak sa nuk përfundoi në tragjedi këtë mërkurë në Elbasan.

Një 25-vjeçar hodhi benzinë në banesën e tij dhe i vuri flakën, pas një sherri që pati me familjarët e tij.

Zjarri nuk përfshiu vetëm shtëpinë e tij, por edhe atë të fqinjit.

Si pasojë e flakëve u asfiksuan disa persona.

Motivet e ngjarjes së rëndë nuk dihen ende, ndërsa policia mësohet se ka arrestuar 25-vjeçarin./a.p

Burimi : / JavaNews.al

Shiko dhe këto

Belsh/ Bie nga lartësia teksa ishte duke luajtur me shokët, 9-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital

Një fëmijë 9 vjeç ka rënë aksidentalisht nga lartësia në fshatin Hardhi e Butë në …