Shtëpia / Politika / Abuzimi me tenderat/ GJKKO merr vendim për Fatos Tushen, lë në burg për ish-kryebashkiakun

Abuzimi me tenderat/ GJKKO merr vendim për Fatos Tushen, lë në burg për ish-kryebashkiakun

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka lënë fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe, i cili u arrestua për korrupsion me tenderat.

Pas një seance maratonë, të nisur prej orëve të para të mëngjesit, GJKKO ka vendosur të lërë në burg Tushen dhe zyrtarët e tjerë të arrestuar të Bashkisë Lushnjë, përkatësisht shtetasit Flamur Peqini, Blerta Turaku, Ibrahim Lami, Bujar Murati, Bektash Neza dhe Gazment Cela.

Tushe kishte kërkuar lirinë, me pretendimin se vuan nga disa sëmundje, si zemra, diabeti, gurët në tëmth dhe kolesteroli i lartë.

O.J/DITA

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …