Shtëpia / Politika / “U ‘zhdukën’ 6.3 mln € nga një tender në Divjakë kur Edmond Panariti ishte ministër i Bujqësisë”/ Murrizi: Gati padia në SPAK!

“U ‘zhdukën’ 6.3 mln € nga një tender në Divjakë kur Edmond Panariti ishte ministër i Bujqësisë”/ Murrizi: Gati padia në SPAK!

Deputeti Myslim Murrizi, ka bërë një denoncim publik lidhur me një tender me vlerë 6.3 mln euro në Divjakë, që ka rezultuar një vepër korruptive. Firma për këtë tender është hedhur nga ish-ministri i LSI-së, i Bujqësisë, Edmond Panariti, sot këshilltar i presidentit Ilir Meta, lidhur me kanalin ujitës me pika, por që aktualisht nuk funksionon.

Në ndryshim nga Petro Koçi, ai tha se ka gati dokumentet dhe do çojë detaje të reja në SPAK lidhur me këtë akt korruptiv, siç ai e ka cilësuar.

“6.3 mln euro në Divjakë, në 2013-2017 për të vaditur me sistem me pika, është projektuar për të vaditur me pika dhe aktualisht nuk funksionon është zero, i kam bërë kërkesë gjatë kohës që isha deputet, më ka kthyer përgjigje Milva Ikonomi, dhe unë dyshoj se as nuk ka lidhje mes lumit Shkumbit, është bërë një pompë që nuk funksionon, nuk është as ai tub që është shtrirë, dhe nuk vadit as 25 hektarë, jo më 2500 ha, dhe është një vjedhje galoponte. Nuk do doja që zoti Koci të ishte pjesë e shoë që hedhin shashkë për të trembur dikë”, tha Murrizi.

Përtej rezevave për SPAK, Murrizi tha se është vetëm fillimi e ndërsa tha se puna e këtij institucioni duhet që të profilizohet vetëm për pushtetarët e lartë, deputet, kryebashkiakë dhe ish-presidentë, ish-kryeministra.

“SPAKU te merret me deputet, kryebashkiakë dhe 300 funksionarë të tjerë, përtej rezervave për këtë institucion, është vetëm fillimi”, tha Murrizi.

o.j/dita

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …