Shtëpia / Politika / Erjon Braçe reagon për kopertinën e Ditës: Ka beteja qe nuk bëhen me telefon, por bëhen me zë dhe publikisht

Erjon Braçe reagon për kopertinën e Ditës: Ka beteja qe nuk bëhen me telefon, por bëhen me zë dhe publikisht

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë Erjon Braçe ka reaguar në lidhje me kopertinën e sotme të Ditës që mban për autor bashkëpunëtorin e gazetës Viktor Malaj.

Braçe e nis reagimin me një falënderim për analizën dhe kritikën që bën Malaj, por argumenton pse zgjodhi denoncimin publik për betonizimin.

Brace thekson se ka zgjedhur të bëjë reagim qytetar dhe të mos përdor fuqinë që të jep pushteti.

Malaj ngrinte pyetjen për Braçen nëse është gazetar apo “xhandar”. “Zoti Erion Braçe është nga të paktat figura politike shqiptare që ka krijuar bindjen e përgjithshme se është qytetar dhe politikan i pakorruptuar dhe njeri që përpiqet të bëjë gjithçka mundet për t’i shërbyer të mirës së përgjithshme. Mirëpo, nga ana tjetër, duket qartë që ai nuk ndihet ende ai që duhet të jetë sa i përket postit shtetëror që mban. Jo për të parën herë, z. Braçe u shfaq në shtypin e përditshëm në rolin e gazetarit (prej nga ka pasur fillimet e veta të punës) dhe denoncoi rastin e një kompanie ndërtimi në Tiranë, e cila iu prishte qetësinë qindra banorëve përreth pallatit ku ndërtonte ajo, në orët e mëngjesit dhe të darkës. Kritikave të gazetave apo komentuesve, z. Braçe iu përgjigj se ai po prononcohej si qytetar dhe jo shtetar” shkruan Malaj (Lexo Këtu).

Më poshtë reagimi i plotë i zv.kryeministrit

FALEMINDERIT PER KRITIKEN!

SINQERISHT!

Une Viktor Malajn nuk e njoh,

se kam takuar kurre dhe pak rendesi ka;

I lexoj cdo gje qe shkruan dhe e cmoj analizen e tij, kritiken posacerisht.

Sepse e cmoj dua ta falenderoj publikisht per kritikat ndaj meje.

Por meqe kritika lidhej me nje qendrim timin shume publik mbi “fuqine e betonit”,

dua te shtoj edhe ca rreshta me shume.

Ragimet e shumta pas qendrimit,

sillnin ne vemendje dy ceshtje:

E para, dyzimin mes qytetarit dhe zevendeskryeministrit-duke e mohuar te parin natyrisht;

E dyta, pafuqia e zevendeskryeministrit per te zgjidhur kete ceshtje.

(Pati dhe nje te trete, referuar mendimit banal, ordiner te atij qylsit sipas te cilit meqe ky dhe ai jane ne pushtet, njeri sduhet ta flase se helbete i heq te drejten qylit te gjobise).

Pra, gjithcka vertitet tek fuqia;

Atehere, une nuk dua ti zgjidh gjerat me fuqine e pushtetit, vecanerisht kur behet fjale edhe per interesa te mia.

Me nje telefon timin tek drejtori i polocise apo i inspektoriatit te mbrojtjes se territorit,

zgjidhet edhe ai hall;

PO A ESHTE FUQI KJO?

Kam pare plot qe mburren me kete fuqi qe eshte e pakices, mu si fuqia e betonit perballe.

Une quaj fuqi ate te institucionit, ligjore e transparente qe i sherben gjithkujt,

me nje telefon-jo timin, por te qytetarit qe kerkon zbatimin e ligjit;

Une quaj fuqi ate te kultures qe respekton jo vetem fitimim, normen e larte te tij,

por edhe rregullat e nje komunitetit te gjere qe per fitim ka jeten normale.

Ndaj,

KA BETEJA QE NUK BEHEN ME TELEFON, POR BEHEN ME ZE DHE PUBLIKISHT!

Pune e madhe se dukem une i pafuqishem nga karrigia e zevendeskryeministrit!

e.r/dita

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …