Shtëpia / Politika / Loja djallëzore e Sali Berishës

Loja djallëzore e Sali Berishës

Pajtim Bello

Edhe një herë Z.Sali Berisha përsëriti vendosmërinë e tij lidhur me qëndrimin e tij në Partinë Demokratike: “Sikur një të mbetet, do jem njëri prej jush!..”. 

Më shumë se një betim i tij, ky mesazh është një thirrje për militantët e PD që këta t’i qëndrojnë afër dhe ta mbështetin Z.Sali në këto ditë stuhie. Është një lëvizje djallëzore e Tij. Përmes sajë Ai, duke injektuar adrenalinë tek anëtarësia e PD, kërkon që mbështetësit të rreshtohen në falanga mbrojtëse rreth tij. Është djallëzore sepse këtij njeriu nuk i ka kërkuar kush të largohet nga PD. I kanë kërkuar të mos jetë deputet në Parlament dhe këtë kërkesë nuk ka përse ta barasvlerojë me tjetër kërkesë.

Kjo është djallëzia e tij e radhës. Dhe këtë mesazh e lëshon duke u hequr si trim dhe besnik i PD. E lëshon mesazhin dhe kërkon që trimat e tjerë në PD të shtrëngojnë radhët rreth tij!.. Por si qendron e vërteta? Përse i duhen këta mbështetës vetmohues Z.Sali?!

Para se t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje ju lutem sillni në vëmendje deklaratën e ashpër të Z.Sali për Ambasadoren e SHBA në Tiranë. Mesazhi i përbetimit dhe deklarata e ashpër ndaj Ambasadores Kim nuk janë refleks trimërie, dinjiteti, kryeneçësie apo shprehje e gjendjes emocionale së tij. Këto Qëndrime të tij kurrsesi nuk burojnë së brendshmi nga kompleksi i ndjenjave apo virtyteve të një njeriu. Përtej gjithçkaje që ne mund të mendojmë, qëndron një fakt i thjeshtë.

Sali Berisha nuk ikën nga Parlamenti dhe as nga PD sepse nuk e lenë të ikë dhe i duhet një strehë e sigurt. Ata që e peshkuan dhe e servirën në udhëheqje të proceseve demokratike, e kanë prangosur duar e këmbë, mendjen dhe shpirtin ia kanë mbyllur në kutinë pengut e të shpagimit. Ish kardiologu, i cili kishte humbur dinjitetin, ka mbetur rob i një misioni të pa përfunduar. Për këtë, ata nuk e lenë të largohet dhe kjo nuk ka ndodhur sot.

Sot ka filluar të luhet seria e fundit e Sagës “Berisha me të tijtë”. Për disa vite ia dolën të djegin e shkretojnë Shqipërinë, të bëjnë rrush e kumbulla pasurinë e këtij vendi, të vrasin apo të zhdukin kë e kur të duan… dhe çfarë nuk kanë bërë! Por e kanë misionin të pa përmbushur. Nuk ia arritën që të ndalin bërjen e Kosovës, nuk e ndanë dot Shqipërinë ne Jug e Veri. Mbi te tëra nuk ia dolën të mbajnë Shqipërinë larg SHBA dhe BE; kjo, për ata që e katapultuan Saliun nga bisturia në politikë, është e pa pranueshme dhe dita ditës po kthehet në e pa falshme.

E pra ky është halli i Saliut me të tijtë. Pra duan të bëjnë edhe një betejë sipas parimit të gjitha për të fundit. O fitore e tyre ose të gjithë të humbur me ata. Të  pengojnë integrimin e Shqipërisë në BE dhe të hedhin në det SHBA! Ky është misioni i tyre. Ata që ua kanë ngarkuar këtë mision nuk bëjnë shaka, nuk iu lejojnë tërheqje nga fronti pa e përmbushur misionin.  Prandaj atyre iu duhet rreth vetes militantët e PD, prandaj ata nuk mund të dalin nga streha politike e PD.  Këtë duhet ta kuptojë kushdo shqiptar në Shqipëri apo jashtë saj, por sidomos anëtarët dhe mbështetësit e PD. Tashmë nuk ka vend për emocione partiake dhe as për patriotizëm të shtirur. Duhet kthjelltësi politike, historike e patriotike. Është moment historik për Shqipërinë dhe Shqiptarinë. Duhet Atdhetarizëm. Atdhetarizmi nuk duhet këmbyer me asgjë dhe as për kurrkënd!

Nuk na falet të gabojmë. Jemi në një betejë ku palët po përballen ashpër. Saliu me tijtë duhet braktisur e neveritur. Le të mbeten një grusht mëkatarësh pa strehë politike e patriotike. Ta provojnë dhe ta shikojnë ku do mbërrijnë me trimërinë e tyre. Mjaft më. Për ata, Vaji i kandilit u sos!…

 

 

 

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …