Shtëpia / Politika / Afganët në Shqipëri, Basha: Kemi të drejta dhe detyrime, jemi pro partnerit tonë strategjik SHBA

Afganët në Shqipëri, Basha: Kemi të drejta dhe detyrime, jemi pro partnerit tonë strategjik SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pro strehimit të afganëve në Shqipëri.

Me anë të një postimi të bërë në rrjetet sociale, ai shkruan se Shqipëria gëzon të drejta dhe detyrime, e si pasojë lindin përgjegjësitë për të qëndruar pranë SHBA-së.

Basha shprehet pro strehimit të afganëve, teksa deklaron se empatia dhe solidariteti kundrejt atyre që kanë luftuar për të krijuar një rend demokratik në Afganistan, nuk mund të mungojë.

Postimi i Bashës:

Si anëtare e NATO-s, Shqipëria gëzon të drejta dhe detyrime. Nga këto detyrime lindin përgjegjësitë për të qëndruar pranë partnerit tonë strategjik SHBA dhe aleatëve tanë në zgjidhjen e krizës humanitare që po precipiton në Afganistan. Shqipëria duhet të bëjë, ashtu sikurse e kemi bërë më parë, pjesën e saj, në proporcion me kushtet dhe mundësitë tona. Empatia dhe solidariteti kundrejt atyre që kanë luftuar për të krijuar një rend demokratik në Afganistan, nuk mund të mungojë. Rreziqet mbi identitetin tonë kombëtar, si pasojë e shpopullimit të Shqipërisë, nuk lindin si pasojë e zgjidhjeve strategjike në kuadër të NATO-s dhe bashkëpunimit strategjik me SHBA, por për shkak të keqqeverisjes së pakicës që e ka bërë vendin të pajetueshëm për qytetarët. Siç është detyra jonë të jemi në lartësinë e angazhimeve ndërkombëtare, është po ashtu detyra jonë të jemi në lartësinë e sfidave që ka Shqipëria, për të patur një qeveri që punon për njerëzit dhe mbështet aspiratat e tyre për të jetuar me dinjitet dhe mirëqenie në Shqipëri.

 

j.l./ dita

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …