Shtëpia / Politika / Shqipëria dhe Kosova pranuan afganët, ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit: Mirënjohje vendeve, shpresoj që të tjerët të ndjekin këtë shembull

Shqipëria dhe Kosova pranuan afganët, ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit: Mirënjohje vendeve, shpresoj që të tjerët të ndjekin këtë shembull

Ish-Sekretarja e Shtetit dhe politikania amerikane, Madeleine Albright ka përshëndetur vendimin e Shqipërisë dhe Kosovës për të pranuar strehimin e qindra afganëve, të cilët u rrezikohet jeta pas marrjes së Afganistanit nën kontroll nga talibanët.

Ish-Sekretarja shpreson që edhe shtete të tjera të bëjnë të njëjtën gjë.

Fjalët e Albright i ka ripublikuar edhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.

“Ne duhet të përqëndrohemi në shpëtimin e jetëve në Afganistan. Ndërsa SHBA po punon për të evakuuar ata që janë nëFal rrezik të veçantë nga talebanët, unë jam mirënjohëse ndaj Shqipërisë, Kanadasë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për ofrimin e strehimit të aleatëve afganë, grave dhe udhëheqësve të shoqërisë civile. Shpresoj dhe pres që të tjerët t’i ndjekin”, shkruan Albright.

j.l./ dita

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …