Shtëpia / Politika / Tërmeti në Haiti, Meta: Trishtuese humbjet e jetëve, lutjet tona shkojnë për popullin

Tërmeti në Haiti, Meta: Trishtuese humbjet e jetëve, lutjet tona shkojnë për popullin

Presidenti Ilir Meta shpreh ngushëllime për famijlarët e viktimave nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.2 të shkallës Rihter, që tronditi një ditë më parë Haitin, duke iu marrë jetën të paktën 304 personave.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Presidenti Meta shprehet se solidariteti ndërkombëtar është i domosdoshëm për tejkalimin e pasojave tragjike dhe rimëkëmbjen e Haitit.

“Lutjet tona sot për popullin e Haitit! 🙏 Trishtuese humbjet e jetëve, lëndimet dhe shkatërrimet nga tërmeti katastrofik. Solidariteti ndërkombëtar, i domosdoshëm për tejkalimin e pasojave tragjike dhe rimëkëmbjen! 🇦🇱🇭🇹”, shkruan Meta.

j.l./ dita

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …