Shtëpia / Politika / Yuri Kim takon Kadarenë, zbulon çfarë biseduan: Është një nga mendimtarët më të mëdhenj të Europës

Yuri Kim takon Kadarenë, zbulon çfarë biseduan: Është një nga mendimtarët më të mëdhenj të Europës

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar një takim me shkrimtarin e madh shqiptar, Ismail Kadare.

Ata kanë diskutuar rreth identitetit europian të shqiptarëve, lidhur edhe me veprën e botuar me të njëjtin titull nga Kadare në vitin 2006.

Kim e ka konsideruar shkrimtarin si një nga mendimtarët më të mëdhenj të Europës.

 “Libri “Identiteti evropian i shqiptarëve” i Kadaresë ështe sot po aq magjepsës sa ishte kur ai e botoi në 2006-ën. Ndërsa shohim drejt së ardhmes, identiteti evropian i shqiptarëve është më i rëndësishëm se kurrë. Ishte kënaqësi ta bëja këtë diskutim nga afër me një nga mendimtarët më të mëdhenj të Europës”, ka shkruar ambasadorja e SHBA.

j.l./ dita

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …