Shtëpia / Politika / “Afganët në Shqipëri? Më duket e tepërt, por nëse e kërkon Amerika, kjo punë ka mbaruar”. Vargjet e Dukës: “U riprovua që demokracia nuk eksportohet”

“Afganët në Shqipëri? Më duket e tepërt, por nëse e kërkon Amerika, kjo punë ka mbaruar”. Vargjet e Dukës: “U riprovua që demokracia nuk eksportohet”

 

 

Nga Arben Duka

Botuar në DITA

 

Rreth 50 vjet, Bashkimi Sovjetik,

e më pas Amerika bëri namin,

Po përsëri, ja talibanët,

po e rimarrin Afganistanin!

 

Me shkëmbinj e male të lartë,

nuk u pushtua ai vend asnjëherë,

regjimi më i zi në planet,

ka mbijetuar aty si kolerë!

 

Fuqitë e mëdha të kësaj bote,

Afganistanin e shkretë e braktisën,

Tani mijëra e mijëra afganas,

në rrugë refugjatësh u nisën!

 

Regjimi që do marrë pushtetin,

Në fjalor s’e ka fjalën “mëshirë!.”

Ndaj arratia pa kthim nga Atdheu,

U mbeti si zgjidhja më e mirë

 

Sot talibanët rikthehen fuqishëm,

në një shtet komplet të shpërbërë!

Unë pyes si mijëra të tjerë,

50 vjet luftë përse është bërë?

 

Në atë vend të shkretë u tretën,

miliarda e miliarda dollarë,

nëpër shkëmbinj në vite mbetën,

mijëra e mijëra të vrarë!

 

U vranë rusë e amerikanë,

anglezë, francezë e kanadezë,

U vranë dhe shumë talibanë,

Por sot erdhi prapë kohë e zezë!

Pjesë nga fjala e djeshme e Ramës dhe sondazhi i DITA në rrjetet sociale

 

Për të disatën herë me radhë,

Të njëjtin mësim na dha historia:

Me grykë të armëve bëhet shumë,

Por nuk eksportohet demokracia!

 

E vërteton jo veç Afganistani,

Përpara tij ishte dhe Iraku,

ku pati shkatërrim total të vendit,

dhe lumenj të pafundëm gjaku!

 

Amerika sakrifikon lulen e djemurisë,

për oreksin pa fre të politikanëve,

tani duhet t’u gjejë strehë e ushqim,

veç të tjerëve edhe afganëve!

 

Mendohet që mijëra prej tyre,

të strehohen këtu në Shqipëri,

nëse na e kërkon Amerika,

bëhet e vërtetë kjo histori

 

Ne kemi këtu prej shumë vitesh,

gjithë opozitën iraniane,

ndaj mua më duket e tepërt,

të kemi dhe dyndje afgane!

 

Nuk di se ç’marrëveshje është shkruar,

se pa marrëveshje s’bëhet sigurisht,

po ne mund t’i presim afganët,

dhe t’i strehojmë vetëm provizorisht!

 

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …