Shtëpia / Politika / Rama replikon me qytetaren në rrjetet sociale: Ja çfarë do të ndodhë me afganët dhe kur do të largohen nga vendi ynë. Shqipëria nuk ka qenë asnjëherë më mirë se sot

Rama replikon me qytetaren në rrjetet sociale: Ja çfarë do të ndodhë me afganët dhe kur do të largohen nga vendi ynë. Shqipëria nuk ka qenë asnjëherë më mirë se sot

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dhënë detaje nga strehimi i afganëve në vendin tonë, të cilin e ka marrë përsipër.

Rama thotë se afganët që do të vijnë në vendin tonë nuk do të qëndrojnë në Shqipëri, por do të largohen në SHBA sapo t’u jetë bërë dokumentacioni për të jetuar atje.

”Ata nuk do të qëndrojnë në Shqipëri po do të largohen për në SHBA pasi t’u jetë bërë i gjithë dokumentacioni për të jetuar atje”, shkruan Rama.

Këto informacione Rama i ka dhënë gjatë një replike me një komentues në Facebook, teksa qytetarja e kritikon kryeministrin se Shqipëria nuk mund të marrë përsipër emergjenca të shteteve të tjera kur dhe vetë është në emergjencë.

”Ato nuk krijojne probleme, dhe eshte edhe shume e dobishme ti ndihmojme popullatat ne veshtiresi, ne shqiptaret ne rradhe te pare qe kemi 30 vjet ne emigracion e dime cfare do te thote te te mirpresin ne nje vend te huaj. Per mendoj edhe qe Shqiperia ka 1000 halle nga te vetat dhe nuk mund te mendoje per te tjeret.

Si mund te integrohen keto popullsi qe viene ne nje shoqeri qe nuk i siguron dot te mirat bazike qytetareve te vet.??

Nje shoqeri ku pensionisti mer 15.000 lek dhe shkalla e papunesise se popullssise attive ne pune eshte ne nivele te jashtezakondeshme???

Ka nje emergjence sociale ne shoqerine shqiptare pa precedent, shteti nuk mund te marri persiper edhe emergjencat e shteteve te tjera”, shkruan qytetarja.

Rama e siguron se Shqipëria nuk ka qenë asnjëherë më mirë se sa sot.

”Shkalla e papunësisë në Shqipëri është më e ulëta në rajon thotë Banka Botërore. Sa për emergjencën sociale pa precedent, Shqipëria s’ka qene asnjehere me mire dje se sa sot dhe shumë më mirë duhet e do të bëhet. Keto jane faktet, te tjerat jane opinione”, shton Rama.

j.l./ dita

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …