Shtëpia / Politika / I kërkojnë që të heqë dorë nga mandati i deputetit, Berisha mesazh SHBA-së: Unë nuk tërhiqem, o plehra, o budallenj, o çakenj!

I kërkojnë që të heqë dorë nga mandati i deputetit, Berisha mesazh SHBA-së: Unë nuk tërhiqem, o plehra, o budallenj, o çakenj!

Teksa shtatori po afrohet dhe pritet të krijohet parlamenti i ri, Sali Berisha vijon të përsërisë se nuk ka ndërmend që të heqë dorë nga mandati i fituar në zgjedhjet e 25 prillit, edhe pse një vendim i tillë dëmton PD-në, partinë që e themeloi vetë.

Në një kohë që SHBA-ja është e prerë në kërkesën e saj që ai të mos jetë më përfaqësues i popullit në Kuvend, pasi e cilëson si minues të demokracisë, ish-kryeministri, i shpallur non-Grata, duket se vijon me përpjekjet e tij për të bindur shqiptarët dhe ndërkombëtarët se vendi i tij është në Parlament.

lg.php.gifSot, ai ka zgjedhur që t’u përçojë një mesazh SHBA-ve, pikërisht me deklaratën e tij të para disa viteve duke thënë “se ai është Sali Berisha dhe nuk tërhiqet”, ku përdor edhe një fjalor aspak të hijshëm për një deputet, me etiketime si “çakenj, budallenj, plehra”, që duket se vijnë për ata që i kërkojnë të largohet, mes tyre edhe ambasadorja Yuri Kim.  

“Jam Sali Berisha o budallenj, nuk tërhiqem unë o budallenj, jam Sali Berisha, o çakej, që flisni si çakej, e dini si më dukekeni  mua, plehra më dukeni, se të tillë jeni, para interesit kombëtar nuk njoh askënd tjetër, s’njoh asgjë unë”, ka deklaruar Berisha.

j.l./ dita

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …