Shtëpia / Politika / “Mblidheni gjakun tim dhe përdoreni për…”, Meta tjetër mesazh të çuditshëm, heshtje për afganët

“Mblidheni gjakun tim dhe përdoreni për…”, Meta tjetër mesazh të çuditshëm, heshtje për afganët

Një javë pas marrëveshjes së SHBA me Qeverinë shqiptare për strehimin e afganëve që u rrezikohet jeta nga talebanët, Ilir Meta vijon të mos ketë asnjë koment.

Ai ia ka dedikuar Facebook-un e tij vetëm ngjarjeve ku bëhet fjalë për ndërtime, si Teatri, Sarajet, Astiri etj, apo dekoratave që shpërndan dhe përkujtimit të të vdekurve.

Pasi dha ‘alarmin’ sot se edhe te Pallati i Brigadave do të ndërtohen kulla, Presidenti ka gjetur kohë për Petro Nini Luarasin.

Ja çfarë shkruan Meta:

I helmuar në pabesi, si sot 110 vite më parë, u nda nga jeta martiri i gjuhës dhe shkollës shqipe, rilindasi i shquar i Kolonjës së dijes, kulturës dhe atdhedashurisë, patrioti i paharruar dhe Mësuesi i Popullit, Petro Nini Luarasi.

“Edhe 99 herë të rrëzohemi, përsëri duhet të ringrihemi. Mblidheni gjakun tim, që ta përdorin fëmijët për të shkruar shqip!”

Amanetet dhe vepra e tij frymëzuese mbeten përherë motivim në shërbim të kombit dhe arsimit shqip!

j.l./ dita

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …