Shtëpia / Politika / Sot mbërrijnë afganët në Tiranë, Yuri Kim: Do qëndrojnë përkohësisht, destinacioni final është SHBA! Po punojmë ngushtë me qeverinë shqiptare

Sot mbërrijnë afganët në Tiranë, Yuri Kim: Do qëndrojnë përkohësisht, destinacioni final është SHBA! Po punojmë ngushtë me qeverinë shqiptare

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka takoi mesditën e sotme ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim.

Ky takim vjen pak orë para se të mbërrijnë në Shqipëri grupi i parë i afganëve.

Grupi i parë pritet të mbërrijë në Shqipëri rreth orës 16:30 dhe dy janë vendet ku do të strehohen: dy godina të konvikteve në Qytet Studenti dhe në disa hotele në Durrës.

Ambasadorja tha se nuk ka një numër konkret. pasi situata po ndryshon me shpejtësi, teksa vlerësoi edhe njëherë vendimin e Shqipërisë për t’i mikpritur.

“Patëm një takim shumë të mirë për situatën në Afganë. Është diçka që bota duhet ta dijë dhe për të cilën ne duhet të jemi krenar për shqiptarët, situata po ndryshon shumë shpejt, SHBA po punon shumë ngushtë me qeverinë shqiptare. Nuk kemi një numër akoma, se situata po ndryshon shumë shpejt, ato do të vijnë  këtu dhe do të shkojnë në destinacionin final SHBA, disa po shkojnë direkt në SHBA”, tha Kim.

Një takim të frytshëm e konsideroi dhe ministrja e jashtme, Xhaçka.

“Patëm një takim të frytshëm për një situatë dinamike që po e ndjekim minutë pas minute”, tha Xhaçka.

j.l./ dita

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …