Shtëpia / Politika / “Mbijetesa shpesh varet nga ndihma humanitare”, BE vlerëson Shqipërinë për strehimin e afganëve

“Mbijetesa shpesh varet nga ndihma humanitare”, BE vlerëson Shqipërinë për strehimin e afganëve

Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca vlerëson gatishmërinë e Shqipërisë për të strehuar refugjatët nga Afganistani.

“Në Ditën Botërore Humanitare 2021 vlerësojmë gatishmërinë e Shqipërisë për të siguruar strehim për refugjatët afganë. Në vendet e prekura nga konflikti, mbijetesa e njerëzve shpesh varet nga ndihma humanitare. Populli afgan meriton të jetojë në siguri dhe me dinjitet“, shkruan Soreca në një postim në Twitter.

Qeveria shqiptare vendosi të mirëpresë qindra qytetarë afganë për një periudhe tranzitore. Ata janë kryesisht aktiviste, gra, gazetare, mësuese dhe njerëz që kanë punuar për ushtrinë amerikane.

Të shpërngulurit do të qëndrojnë për disa muaj ose ndoshta më shumë, kohë e nevojshme për të trajtuar kërkesën e tyre për azil në SHBA.

Ata do të vendosen në shtëpi ose hotele të caktuara nga qeveria.

j.l./ dita

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …