Shtëpia / Politika / Rama flet për median italiane: Presim të vijnë 3 mijë afganë në Shqipëri. Nuk i jap leksione askujt, dikur ishim ne afganët, për ju italianët!

Rama flet për median italiane: Presim të vijnë 3 mijë afganë në Shqipëri. Nuk i jap leksione askujt, dikur ishim ne afganët, për ju italianët!

Kryeministri Edi Rama ka folur së fundmi për mediat italiane lidhur me ardhjen e refufgjatëve afganë në vendin tonë.

Rama, ka shpjeguar për të përditshmen italiane “Il Foglio”, qëndrimin e tij për t’i hapur dyert refugjatëve.

Kryeministri ka thënë se presin që të vijnë 3 mijë afganë, nga 2 mijë që flitej deri sot.

“Ne po flasim për 2-3 mijë njerëz”, është shprehur Rama.

“Historia jonë na e imponon këtë gjë. E kemi jetuar luftën dhe kujtesën e saj e kemi të freskët”, ka thënë Rama.

Gazeta, e përshkruan këtë qëndrim të kryeministrit shqiptar si një “manifest ndaj evropianëve “hipokritë dhe pa kujtesë”.

“Nëse Evropa është e dyzuar edhe për Afganistanin është sepse nuk e mbajnë më mend historinë”, thotë Rama.

Rama pyetet se a duhet Evropa dhe Italia në veçanti, të marrin shembull nga Shqipëria?

“Nuk i jap leksione askujt”, ka nënvizuar Rama.

“Aq më pak Italisë, ndaj të cilës jam shumë i lidhur. Por, do të them se pritja e refugjatëve, është detyrim i yni. Unë mbaj mend Millosheviçin, mbaj mend luftën, refugjatët, vdekjen torturat. Ishim ne afganët dikur, për ju italianët”, tha Rama.

j.l./ dita

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …