Shtëpia / Politika / Raporti i SHISH: Gjyqtarët në proces Vetting-u po mbushin xhepat. Kush janë institucionet që kanë marrë më shumë informacion

Raporti i SHISH: Gjyqtarët në proces Vetting-u po mbushin xhepat. Kush janë institucionet që kanë marrë më shumë informacion

Shërbimi Informativ i Shtetit (SHISH) ka publikuar të dhënat mbi korrupsionin. Gjatë punës në vitin 2020, SHISH njofton një rritje të nivelit të korrupsionit në gjykata, prokurori dhe në administratën publike.

As karantina nuk e frenoi korrupsionin në Shqipëri. Shërbimi Informativ i Shtetit, në raportin e tij për 2020-n, thekson se përgjatë vitit të shkuar ka pasur një ndërveprim të administratës shtetërore me sistemin e drejtësisë në kryerjen e korrupsionit: “Korrupsioni ka vijuar në sistemin e drejtësisë, por edhe në disa sektorë të administratës shtetërore, ku konstatohet se palët ndërveprojnë të nxitura nga interesi i përfitimit të përbashkët”.

Alarmant mbetet fakti se elementë të sistemit të drejtësisë po e shfrytëzojnë kohën para vetting-ut për të mbushur xhepat, të vetëdijshëm se nuk kanë shanse të kalojnë testin e trefishtë:

“Elementë të veçantë të këtij sistemi, të cilët janë në proces verifikimi të pastërtisë së figurës në kuadër të procesit të Vetting-ut, po e shfrytëzojnë këtë periudhë në funksion të përfitimit personal, duke shpërdoruar detyrën kundrejt ndërveprimit korruptiv, nëpërmjet dhënies së vendimeve gjyqësore në kundërshtim me parashikimet e akteve ligjore në fuqi”.

SHISH njofton gjithashtu se po përdor metoda të reja teknologjike në veprimtarinë e tij, ndërsa sulmet kibernetike ndaj këtij institucioni nuk kanë munguar:

“SHISH-i ka aplikuar metoda dhe teknologji të reja në mbrojtjen e perimetrave dhe parandalimin e çdo situate katastrofike nga sulmet kibernetike, referuar edhe kërcënimeve të shfaqura rishtazi edhe si pasojë e situatës pandemike.

Gjatë vitit 2020, krahasuar me vitin 2019, është hasur një aktivitet i shtuar keqdashës dhe kërcënues drejtuar infrastrukturës publike të SHISH-it”.

Në 2020, volumi i punës së SHISH është rritur me 13%, ku në krye të listës së institucioneve që ka marrë më shumë informacion është kryeministri Edi Rama, ndjekur më pas nga presidenti Ilir Meta. (A2)

 

e.sh/Dita

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …