Shtëpia / Politika / Sekretari Amerikan i Shtetit bisedë me Ramën, falenderon Shqipërinë për ofertën e strehimit të refugjatëve afganë: Mirënjohës aleatit të NATO-s

Sekretari Amerikan i Shtetit bisedë me Ramën, falenderon Shqipërinë për ofertën e strehimit të refugjatëve afganë: Mirënjohës aleatit të NATO-s

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën për zotimin se do të strehojë afganë.

Me anë të një postimi në “Twitter”, zyrtari i lartë amerikan shprehet shumë mirënjohës për partneritetin e fortë midis Shteteve të Bashkuara dhe aleatit të NATO-s, Shqipërisë.

“Faleminderit për ofertën e Shqipërisë për të siguruar strehë të sigurt për afganët në nevojë”, thuhet në postimin që i drejtohet kryeministrit në platformën Twitter.

Sipas Ambasadës së SHBA në Tiranë, Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari i Shtetit, Anthony Blinken zhvilluan një bisedë rreth situatës së afganëve dhe ofertës së Shqipërisë për të strehuar afganët në nevojë.

Sekretari Blinken ka falënderuar kryeministrin Rama për vijimin e traditës krenare të Shqipërisë në strehimin e njerëzve në nevojë.

Kryeministri Rama dhe Sekretari Blinken ripohuan partneritetin e ngushtë mes SHBA-së dhe Shqipërisë.

Shqipëria është në pritje të ardhjes së qindra afganëve të bllokuar nga kaosi në aeroportin e Kabulit.

j.l./ dita

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …