Shtëpia / Politika / Kongresmeni amerikan në Kuçovë, e shoqëron Kim: NATO do investojë 58 milionë dollarë për transformimin e plotë të bazës ushtarake

Kongresmeni amerikan në Kuçovë, e shoqëron Kim: NATO do investojë 58 milionë dollarë për transformimin e plotë të bazës ushtarake

Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim ka pritur në takim kongresmenin amerikan Mike Quigley, me të cilin vizituan dhe bazën ajrore të Kuçovës, në të cilën NATO do të investojë 58 milionë dollarë.

Quigley ishte për një vizitë dy ditore në vendin tonë më 18 dhe 19 gusht.

Baza e Kuçovës do modernizohet nga NATO në mbështetje të transportit ajror, logjistikës, politikave ajrore dhe trajnimeve të Aleancës.

“Ambasadorja Kim mirëpriti Kongresmenin e Shteteve të Bashkuara Mike Quigley në Shqipëri këtë javë. Kongresmeni përfaqëson distriktin e 5-të të Illinois dhe në datat 18 dhe 19 gusht ishte në Tiranë, ku u takua me Ambasaroren Kim, Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi, Shefin e Shtabit Begaj dhe vizitoi bazën ajrore të Kuçovës.

Baza e Kuçovës do të marrë një financim prej 58 milionë dollarësh nga NATO, për t’a modernizuar atë tërësisht, në mbështetje të transportit ajror, logjistikës, politikave ajrore dhe trajnimeve të NATO-s’, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-se.

n.s. / dita

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …