Shtëpia / Politika / Reforma zgjedhore/ Me nisjen e parlamentit në shtator palët do të ulen sërish në tryezë

Reforma zgjedhore/ Me nisjen e parlamentit në shtator palët do të ulen sërish në tryezë

Legjislatura e re e Kuvendit pritet të nisë në vjeshtë me detyra të vjetra.

Reforma Zgjedhore është përcaktuar si prioriteti kryesor i  Parlamentit të ri ku palët do duhet të ulen me një format të ri në tryezën e dialogut për të ndërhyrë  serish në ligjin zgjedhor.

Zgjedhjet e 25 prillit i dhanë një konfigurim të ri Parlamentit duke rikthyer opozitën tradicionale në institucione, ndaj dhe konsensusi për pikat e lëna hapur nuk do jetë i lehtë pasi mazhoranca e ka të pamundur të përdore forcën e kartonit.

PS dhe PD duhet të bien dakord për shumë çështje, mes tyre  përbërja e komisioneve zgjedhore, të cilat  në marrëveshjen paraprake të  Këshillit  Politik u la që ato të kontrollohen nga partitë politike deri në 2025.

Gjykata Kushtetuese la në fuqi konceptin e herësit si model për listën e hapur të kandidatëve për deputet, duke i lënë si detyre ligjvënësit  që pragu të jetë më i ulët. Politika  pritet të ndërhyjnë sërish për të përcaktuar nivelin e hapjes se listave.

Efektet e ndryshimeve që iu bënë kodit elektoral 1 vit më parë u reflektuan në zgjedhjet e fundit parlamentare. Rezultati nuk është njohur  nga PD, e cila  pritet të kërkojë një reformë rrënjësore për të ashpërsuar ligjet që ndalojnë keqpërdorimin e burimeve shtetërore.

Në legjislaturën e fundit, mazhoranca socialiste nuk mundi të miratonte disa nga nismat që i prezantoi me shume  bujë, si: amnistia fiskale, antishpifja apo edhe ligji për Presidentin, çështje  që tashmë do i  transferohen Parlamentit të ri të dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit.

 

e.sh/Dita

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …