Shtëpia / Politika / Afganët dhe Bregoviçi: Gjuha shumë e ashpër kundër tyre në rrjetet sociale lidhet me pakënaqësinë ndaj qeverisë? VOA dhe Rama mendojnë njësoj

Afganët dhe Bregoviçi: Gjuha shumë e ashpër kundër tyre në rrjetet sociale lidhet me pakënaqësinë ndaj qeverisë? VOA dhe Rama mendojnë njësoj

“Vendimi i qeverisë për strehimin e përkohshëm të disa qindra afganëve në Shqipëri, nxiti një gjuhë të ashpër fyese, raciste dhe denigruese në rrjete sociale ndaj tyre”, – shkruan Zëri i Amerikës.

Në një artikull të posaçëm VOA shton se “studiues të shkencave të komunikimit dhe të politikave emigratore, thonë se kjo gjuhë ka sfond politik, dhe në të shumtën e rasteve shfaqet si pakënaqësi ndaj qeverisë, edhe pse vendimi u përshëndet edhe nga opozita”

“Analistët mendojnë se qëndrimi në rrjete sociale nuk përfaqëson mendimin e gjerë në shoqëri. Ata shtojnë se shqiptarët janë një popull me flukse të larta emigratore, që e ka provuar racizmin dhe ksenofobinë. Sipas tyre ata duhet të jetë shembulli i pranimit dhe jo i refuzimit të refugjatëve afganë, të cilët po tentojnë t’i mbijetojnë luftës në vendin e tyre” – shkruan VOA.

Afërsisht kështu tha dhe kryeministri Rama për një temë tjetër. Në një postim për refuzimin që iu bë këngëtarit Bregoviç ai shkruan ndër të tjera se kundështuesit që ai i quan zjarrvënës, e kanë me të, jo me këngëtarin.

“…Paçka se Bregoviçi nuk ka thënë asgjë kundër shqiptarëve, nuk i ka kënduar asfare masakrave të regjimit të Millosheviçit dhe nuk ka qenë gjëkundi mbështetës i atij regjimi as me fjalë as me vepra, e vërteta as që kishte rëndësi. Rëndësi kishte zjarri i politikës qorre, e cila krijon armiq, ushqehet armiqësisht dhe jeton për armiqësinë – thënë aq bukur nga një prej zjarrnxitësve mendjefikur, “Më pëlqen ta dëgjoj Bregoviçin, po nuk shoh dot me sy Edi Ramën!” – shkruan kryeministri.

n.s. / dita

 

 

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …