Shtëpia / Politika / Ambasada e SHBA në Tiranë thirrje Rusisë: Lironi Alexey Navalny dhe të gjithë ata që mbahen padrejtësisht në burg

Ambasada e SHBA në Tiranë thirrje Rusisë: Lironi Alexey Navalny dhe të gjithë ata që mbahen padrejtësisht në burg

Ambasada e SHBA në Tiranë i bën thirrje qeverisë në Rusi që të lirojë menjëherë udhëheqësin e opozitës ruse, Alexey Navalny.

“Një vit më parë, udhëheqësi i opozitës ruse Alexey Navalny u helmua në vendlindjen e tij me një agjent nervor kimik. Pas shërimit të tij në Gjermani, ai u tregua i guximshëm dhe u kthye në Rusi. Atje u arrestua menjëherë dhe tashmë ka kaluar më shumë se 200 ditë pas hekurave. Ne i bëjmë thirrje qeverisë ruse të lirojë menjëherë Alexey Navalny, si dhe të gjithë ata që mbahen padrejtësisht. Populli rus ka të drejtë të shprehë pikëpamjet e tij në mënyrë paqësore pa pasur frikë nga çdo lloj ndëshkimi”, shkruan Ambasada.

j.l./ dita

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …