Shtëpia / Politika / VV reagon për incidentin në koncertin e Bregoviç: Nuk e organizuam ne hedhjen e gazit lotsjellës

VV reagon për incidentin në koncertin e Bregoviç: Nuk e organizuam ne hedhjen e gazit lotsjellës

Lëvizja Vetëvendosje mohon që të që të ketë shkaktuar incidentin që ndodhi mbrëmjen e djeshme në koncertin e Birrës në Korçë, aty ku këndoi këngëtari Goran Bregoviç, pas akuzave ndaj tyre se kanë qenë ata përgjegjësit.

“Sqarim për opinionin publik. Marrë parasysh “lajmet” që po qarkullojnë në disa portale lidhur me gazin lotsjellës të hedhur mbrëmë në koncertin e Goran Bregoviçit në Korçë, sqarojmë për opinionin publik se kjo nuk është organizuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE!. Qëndrimet tona për këtë koncert dhe për këngëtarin në fjalë janë bërë publike në aksionin me banderolë të organizuar në Korçë në datën 19 gusht 2021”, thuhet në reagimin e VV-së.

Më herët, kreu i degës së VV në Shqipëri Boiken Abazi, shkruante se gazi lotsjellës ishte përgjigjia e duhur për t’i dhënë kuptim festës.

“Në një koncert të jugonostalgjikut Bregoviç, ku ai këndon në Shqipëri vargje si “mos e gris fustanin”, marrë parasysh 20.000 gra të përdhunuara në Kosovë dhe faktin se ai nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe nuk e ka dënuar kurrë gjenocidin e Serbisë, nuk do kishte kuptim hareja dhe gazi, përveç atij lotsjellës”, shkruate Abazi.

j.l./ dita

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …