Shtëpia / Politika / “Si mund të barazosh Dua Lipën me Bregoviçin?!”, Rama u kthehet komentuesve: Hiçfare nuk e kam barazuar, histeri fashiste, unë them të vërtetën e hidhur

“Si mund të barazosh Dua Lipën me Bregoviçin?!”, Rama u kthehet komentuesve: Hiçfare nuk e kam barazuar, histeri fashiste, unë them të vërtetën e hidhur

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me akuzat për këngëtarin Goran Bregoviç i cili zhvilloi një koncert në 22 gusht në Festën e Birrës në Korçë.

Kreu i qeverisë është detyruar të reagojë sërish për këngëtarin Goran Bregoviç, për të sqaruar komentet e shumta plot urrejtje që kanë ardhur drejt tij.

Komentuesit kanë hedhur akuza se kryeministri krahasoi Dua Lipën me Bregoviç, por Rama shkruan se kjo nuk ka ndodhur dhe komentet e kinse patriotëve nuk mund të vazhdojnë me histerinë e tyre fashiste në asnjë lloj gjuhe as në serbisht dhe as në shqip dhe se populli shqiptar nuk duhet të jetë kurrë shëmbëlltyrë e urrejtjes.

Dje, Rama tha se Bregoviç u kthye në një ’kriminel’ edhe pse nuk ka thëne asgjë kundër shqiptarëve dhe nuk i ka kënduar masakrave të Millosheviçit.

Ai e ka konsideruar një histeri fashiste dhe turp për historinë dhe për traditën tonë qe sipas tij  nuk dallonte aspak nga histeritë linçuese të grupeve fashiste kudo në botë. (Kliko)

Postimi i plotë i Ramës:

Ashtu siç bënë Bregoviçin kriminel serb pa asnjë fakt, tani sokëllijnë që unë paskam barazuar Dua Lipën me të! Dhe histeria vazhdon por jo, unë nuk kam barazuar hiçfare Dua Lipën me Goran Bregoviçin, po kam thënë me një shembull të vërtetën e hidhur se të barabartë, njësoj krejt janë ata që shajnë e mallkojnë, në serbisht a në shqip, artistët e sportistët me emër të palës tjetër! Histeri fashiste që as nuk e mbron, as e nderon, po vetëm e turpëron shqiptarinë, e cila s’mund të jetë kurrë shembëlltyrë e urrejtjes!

j.l./ dita 

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …