Shtëpia / Politika / Najada Çomo jep dorëheqjen nga mandati i deputetes, Rama: Do vazhdojë punën në spital, Delta ka nisur të mbushë shtretërit e terapisë intensive

Najada Çomo jep dorëheqjen nga mandati i deputetes, Rama: Do vazhdojë punën në spital, Delta ka nisur të mbushë shtretërit e terapisë intensive

Shefja e Infektivit Najada Çomo ka kërkuar dorëheqjen nga mandati i saj si deputet i fituar në zgjedhjet e 25 prillit.

Lajmi është dhënë nga kryeministri Edi Rama i cili në një konferencë për mediat ka thënë se është i prekur nga kjo kërkesë.

Sipas Ramës kjo ka ardhur që në momentin ku varianti Delta i Covid nisi të mbush shtretërit e spitalit Infektiv. Rama ka thënë se Çomo dëshiron të qëndrojë në krye të profesionit të saj për t’u përballur me pandeminë.

“Jam i prekur nga komunikimi me Najada Çomon. Më ka kërkuar  të pranoja tërheqjen e saj nga roli i ri i deputetes. Duke ndjerë shumë të fortë detyrimin për të mos u ndarë nga ekipi i saj.  Kur varianti Delta i virusit filloi të rimbushë shtretërit e pavionit të terapisë intensive të infektivit”, tha Rama.

j.l./ dita

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …