Shtëpia / Politika / PD nis strukturimin për sezonin e ri politik, Këshilli Kombëtar mblidhet të hënën për kryetarin dhe përbërjen e Grupit Parlamentar

PD nis strukturimin për sezonin e ri politik, Këshilli Kombëtar mblidhet të hënën për kryetarin dhe përbërjen e Grupit Parlamentar

Pak para nisjes së sezonit të ri parlamentar në shtator, Partia Demokratike pritet të bëjë përgatitjet e fundit.

Ditën e hënë, më datë 30 gusht, PD-ja ka vendosur të thërrasë Këshillin Kombëtar ku në rend dite do të jenë katër pika kryesore, si Konstituimi i Këshillit të ri Kombëtar dhe zgjedhja e kryetarit të ri të saj.

Njoftimi:

Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar,

Ditën e hënë, datë 30 Gusht 2021, ora 18:00, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të PDSH, me këtë rend dite:

Konstituimi i Këshillit të ri Kombëtar dhe zgjedhja e Kryetarit të Këshillit Kombëtar.

Zgjedhja e Kryesisë dhe Sekretariatit të Partisë; e Kryetarit të Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës; e Komisionit Zgjedhor; dhe të Bordit Financiar të Partisë.

Njoftimi i përbërjes së Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD.

Caktimi i drejtuesve te Departamenteve të Këshillit Kombëtar.

Mbledhja do të zhvillohet në Sallën e Mbledhjeve, Kati i II, Selia e PD.

Duke ju uruar punë të mbarë,

Sekretari i Përgjithshëm

Gazment Bardhi

e.k/dita

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …